LDK kërkon prapë zgjedhje, kërkon ndihmë ndihmë nga Vetëvendosje

Aktuale

LDK kërkon prapë zgjedhje, kërkon ndihmë ndihmë nga Vetëvendosje

Më: 11 maj 2018 Në ora: 20:32
Avdullah Hoti

Lidhja Demokratike e Kosovës ka ripërsëritur kërkesën për zgjedhje të parakohshme.

Shefi i deputetëve të kësaj partie, Avdullah Hoti në konferencës e rregullt javore ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të thërrasë tryezë për subjektet politike që të caktojnë datën e zgjedhjeve.

Sipas tij, me shtyrjen e 20 seancave si pasojë e mungesës së kuorumit, Kuvendi është jofunksional.

“Institucionet e kanë humbur legjitimitetin. Ministrat dhe kryeministri nuk po marrin pjesë, është humbur çdo kontroll i demokracisë, këto janë veprime të një qeverie autoritare por këtë s’do ta lejojmë”, ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se të gjitha vendimet e qeverisë Haradinaj do të anulohen nga qeveria e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat