Hasani pjesë e takimit të Komitetit të Investimeve të Evropës Juglindore

Aktuale

Hasani pjesë e takimit të Komitetit të Investimeve të Evropës Juglindore

Nga: N.H Më: 12 maj 2018 Në ora: 14:42
Tivat të Malit të Zi

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, përmes një postimi në Facebook, deklaron se në Tivat të Malit të Zi mori pjesë në takimin Ministror të Komitetit të Investimeve të Evropës Juglindore (SEEIC).

Tutje, ai thotë se kjo agjendë do të përcillet në prezantimin, shqyrtimin dhe miratimin e kryeministrave të rajonit në rastet e Samiteve të ardhshme të BB6 në Sofje dhe Londër, që do të zhvillohen më 17 maj 2018 dhe 10 korrik 2018.

Ja postimi i plotë:

Në Tivat të Malit të Zi mora pjesë në takimin Ministror të Komitetit të Investimeve të Evropës Juglindore (SEEIC).

Bashkë me përfaqësues të gjashtë vendeve të Ballkanit Përendimor miratuam Agjendën Rajonale për Reformën e Investimeve (RIRA). Më pas kjo agjendë do të përcillet në prezantimin, shqyrtimin dhe miratimin e Kryeministrave të rajonit në rastet e Samiteve të ardhshme të BB6 në Sofje dhe Londër, që do të zhvillohen më 17 maj 2018 dhe 10 korrik 2018.

Qëllimi i RIRA është harmonizimi më i madh i politikave investuese të BB6 me standardet e Bashkimit Evropian (BE) dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, në kuadër të Strategjisë SEE2020, Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) dhe proceseve të para-pranimit dhe pranimit në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat