Këta janë të propozuarit e LDK-së për anëtarë të KQZ-së

Aktuale

Këta janë të propozuarit e LDK-së për anëtarë të KQZ-së

Më: 12 maj 2018 Në ora: 15:38
Lidhja Demokratike e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila në KQZ tash do të ketë dy anëtarë, nga një sa kishte në mandatin e kaluar, tashmë ka dërguar në Presidencë emrat e dy kandidatëve për anëtarë të KQZ-së.

Sami Hamiti i cili ka qenë anëtarë i KQZ-së edhe në mandatin e kaluar, së bashku me Florian Dushin janë të propozuarit e LDK-së për anëtarë të KQZ-së.

Këtë e ka konfirmuar sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri.

Ai ka thënë se propozimet janë dërguar që një kohë të gjatë, por që ende nuk ka ndonjë vendim nga presidenti Hashim Thaçi.

“Ne kemi dërguar si parti dy emra ka një kohë dhe ata janë Sami Hamti dhe Florian Dushi. Ende nuk ka ndonjë hap a po vendim nga presidenti”, është shprehur Beqiri.

Edhe PDK ka propozuar emrin për përfaqësuesit të KQZ-së, ai do të jetë Betim Gjoshi, i cili po ashtu ka qenë anëtarë edhe në mandatin e kaluar.

Ndërsa, AAK e Nisma ende nuk kanë vendosur për përfaqësuesit e tyre, pasi koalicionit PAN i takojnë dy.

Vetëvendosje e cila do të ketë dy anëtarë, aq sa ka edhe LDK ende nuk ka bërë të ditur emrat se kush do të jenë anëtarë të KQZ-së.

Pushteti dhe opozita do të kenë përfaqim të njëjtë të anëtarëve në KQZ.

Anëtarëve të KQZ-së ka më shumë se një muaj që u ka skaduar mandate, ndërsa presidenti Hashim Thaçi në fund të muajit prill ka emëruar edhe për një mandate në krye të KQZ-së, Valdete Dakën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat