Kush e themeloi PSD-në dhe çfarë mendimesh kishin për Millosheviqin

Aktuale

Kush e themeloi PSD-në dhe çfarë mendimesh kishin për Millosheviqin

Më: 12 maj 2018 Në ora: 21:54
Kaqusha Jasahri, krimineli Milosheviq, Shpend Ahmeti dhe Luljeta Pula

Disa ditë pas zgjedhjes së Shpend Ahmetit në krye të Partisë Socialdemokrate kanë ardhur disa akuza të reja se kush është themelues i kësaj partie.

Pas disa negociatave në mes grupit të anëtarëve të dorëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje dhe një prej anëtarëve më të vjetra të PSD-së, Kaqusha Jasharit, ky grup i dorëhequrve morën drejtimin e partisë.

Mirëpo Luljeta Pula një ish politikane pretendon se për PSD-në nuk mund të vendos vetëm Kaqusha Jashari. Ajo ka thënë se Shpend Ahmeti kryetari i sapo zgjedhur i PSD-së, është dashur të bisedojë edhe me Pulën, pasi kjo thotë se është themeluese e kësaj parti.

Mirëpo për të gjitha këto akuza dhe vlerësime, Kaqusha Jasharit nuk është duke i interesuar.

Kaqusha Jashari ka thënë se nuk janë duke i interesuar vlerësimet e Luljeta Pulës.

“Nuk po më interesojnë vlerësimet e Luljetës e cila nuk është themeluese e PSD-së e qëndrimi im ndaj Millosheviqit është i njohur”, ka thënë Jashari për Insajderin.

Pula thotë se Kaqusha Jashari ishte njeriu më i afërt i Milloshevicit në Kosovë dhe në të njëjtën kohë kuadër i Ali Shukrisë.

“Kaqusha Jashari ka qenë e përzgjedhura e Milloshevicit. Mendoni që pa izen e Milloshevicit do të bëhej Kryetare e Komitetit Krahinor. Ka qenë kuadër i Aliu Shukriut, fytyrës më të urryer ndër shqiptarë”, ka thënë Pula.

Shpend Ahmeti është zgjedhur kryetar i Partisë Socialdemokrate në fillim të kësaj jave, ndërsa ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri është zgjedhur nënkryetar i PSD-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat