Lekaj: Kushdo që qarkullon në rrugën e mbyllur për Shkup do të përballet me ligjin

Aktuale

Lekaj: Kushdo që qarkullon në rrugën e mbyllur për Shkup do të përballet me ligjin

Më: 13 maj 2018 Në ora: 06:32
Pal Lekaj dhe stafi i tij

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj ka reaguar pas lajmeve se në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit e cila është e mbyllur me vendim ministror po qarkullojë vetura e kamionë. Thotë se secili që do të vërtetohet se ka bërë veprime të tilla duhet të ndëshkohet në pajtim me ligjin.

“Të gjithë ata që kanë mund të bëjnë veprime të tilla, çfarë u transmetuan sonte, duhet të përballen me organet e drejtësisë, të cilave iu bëjë thirrje që të merren më rastin për të nxjerrë të vërtetën’, thotë Lekaj.

“Ju bëjë thirrje të gjithëve që ndalim qarkullimin në këtë segment rrugorë të mos e shohin e as të mos tentojnë ta shfrytëzojnë për asgjë tjetër, përveçse për të ruajtur jetën e qytetarëve’, shtoi ai.

Shkrimi i plotë i Lekajt në Facebook:

Pamjet që sot u transmetuan duhet të vërtetohen.

Vendimi për të ndaluar qarkullimin në rrugën N2, Kaçanik – Hani i Elezit është marrë për të gjitha llojet e trafikut rrugor dhe nuk lejohet asnjë lloji i lëvizjes me automjete qofshin ato për transport të udhëtarëve apo mallrave.

Të gjithë ata që kanë mund të bëjnë veprime të tilla, çfarë u transmetuan sonte, duhet të përballen me organet e drejtësisë, të cilave iu bëjë thirrje që të merren më rastin për të nxjerrë të vërtetën.

Nëse ka diçka tjetër, të gjithë ata që transmetojnë informata sa për të bërë lajme poashtu do të duhej të përballen me ligjin.

Vendimi për ndalim qarkullim në këtë segment rrugorë, i është dërguar edhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të cilin vendim do të duhet ta zbatojë përmes segmentit të saj të sigurisë, Policisë së Kosovës, e cila do të duhej të vendosej në mënyrë statike aty derisa nuk kemi vendim tjetër për të njëjtin rast.

Ju bëjë thirrje të gjithëve që ndalim qarkullimin në këtë segment rrugorë të mos e shohin e as të mos tentojnë ta shfrytëzojnë për asgjë tjetër, përveçse për të ruajtur jetën e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat