“Anëtarësimi i Kosovës është bllokuar sidomos në organizatat panglobale”

Aktuale

“Anëtarësimi i Kosovës është bllokuar sidomos në organizatat panglobale”

Nga: H.Orana Më: 13 maj 2018 Në ora: 19:56
Ilustrim

Grupi për Studime Politike dhe Juridike ka konstatuar se për 9 vjet Kosova nuk është anëtarësuar në asnjë agjenci të Kombeve të Bashkuara. 

Ata kanë nxjerrë një raport sipas të cilit tregohet se në cilat organizata Kosova kishte gjasa të pranohej dhe në cilat nuk duhet të mungojë kurrsesi.

Një konstatim të tillë, e ka nxjerrë edhe profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Bytyçi në një prononcim për “Bota sot”.

Ai thotë se ka vënë re se anëtarësimi i Kosovës është bllokuar sidomos në organizatat panglobale.

Image
Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyçi

“Nëse kujtojmë procesin e anëtarësimit në UNESCO dhe në Interpol, do të kuptojmë se kjo ngecje është bërë një fenomen, i cili duhet që me një strategji të caktuar të kapërcehet. Kosova nuk mundi para më shumë se dy vite të pranohej në UNESCO. Dështimi ndodhi për vetëm dy vota më shumë të vendeve anëtare. Votoi kundër edhe Polonia, e cila ishte një nga vendet e para që e ka njohur shtetësinë e Kosovës. Vitin e kaluar Kosova anuloi aplikimin për anëtarësim edhe në UNESCO, edhe në Interpol. I vetmi sukses i bujshëm është anëtarësimi në Federatën Botërore dhe Evropiane të Futbollit si dhe Koitetin Ndërkombëtar Olimpik. Dhe në kemi parë sesa ndikim të madh ka patur ky anëtarësim në këto organizma”, ka theksuar profesori Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat