Vetëm tri zëvendësministre prezente në takimin me Haradinajn

Aktuale

Vetëm tri zëvendësministre prezente në takimin me Haradinajn

Nga: I.J Më: 14 maj 2018 Në ora: 09:38
Takimi me zëvendësministrat

Ramush Haradinaj, mëngjesin e sotëm ka pritur në takim zëvendësministrat në Qeverinë e Republikës së Kosovës, për të diskutuar rreth angazhimit të tyre institucional.

Nga 80 zëvendësministrat që ka Kosova, vetëm 5 prej tyre janë femra. Ky numër i vogël u vërejt edhe në mbledhjen e sotshme ky prezentë ishin vetëm tri prej tyre.

Burbuqe Bakija- Deva si zëvendësministre në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ishte e pranishme në mbledhje.

Image
Burbuqe Bakija- Deva

Burbuqe Bakija- Deva mban edhe pozitën e nënkryetares së gruas së AAK-së.

Edhe Magbule Shkodra është Zëvendësministre në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.  Zv. Ministrja në fjalë, njëherit dhe Kryetare e Aleancës së Gruas në Nivel Qendror është edhe bashkëpunëtore profesionale e kryeministrit Haradinaj.

Image
Magbule Shkodra

Një nga gratë në qeverinë e Haradinajt është 25-vjeçarja Milena Zdravkoviç. 

Ajo është zëvendësministre në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor - MMPH, ministritë e kryesuar nga grate. Zdravkoviç është pjesë e SLS-së.

Image
Milena Zdravkoviç
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat