Lladrovci i reagon ashpër hoxhës nga Drenica: Mulla rrenci e nisi...

Aktuale

Lladrovci i reagon ashpër hoxhës nga Drenica: Mulla rrenci e nisi...

Nga: N.H Më: 14 maj 2018 Në ora: 09:59
Ramiz Lladrovci

Imami nga Drenasi, Osman Musliu mbrëmë përdori fjalë të ashpra në drejtim të kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, përcjellë “Bota sot”.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Musliu kishte fyer Lladrovcin, duke e quajtur atë edhe budalla.

Ndërsa, Lladrovci sot i është përgjigjur të gjithë këtyre fjalëve që po bëhen në drejtim të tij.

Kryetari nga PDK-ja ka reaguar lidhur me Musliun, Drenorin, Gashin e shumë të tjerë. Sipas tij, injoranca nuk paska kufi dhe se Mulla “rrenci” e nisi, opozita mbas tij.

Ja reagimi i plotë:

Një përgjigje për të gjithë: Injoranca nuk paska kufi! Mulla rrenci e nisi, opozita mbas tij!

Për Kiqinën (AAK), VV, Petritin, Xhavitin, Isën: Një budallë e hedh gurin në bunar, njëqind të mençëm nuk mund e nxjerrin!

Mulla rrenci e nisi, ju mbas ti, si miza në mjaltë!

Reagimin e Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës dega në Drenas, rreth “presionit”, as nuk e trajtoj për reagim, ngase nuk di të bëj dallimin çka është presioni e çka e vërteta.

Me Xhavit Drenorin, as nuk polemizoj, nuk kam nevojë as t’i jap sqarime, sepse ka kohë ka dalë në “sërrnishta”. Nga sërrnishta po e komandon opozitën!

Vetëvendosje-n, dega në Drenas e këshilloj të bëj dallimin, politika nuk bëhet “veq hajt po foli diçka”.

Petrit Gashit, i rekomandoj të vetpërmbahet në ligjërata, ki kohë me ba dallimin mes gënjeshtrës, shpifjes dhe fjalës së lirë...

Për të mos mbetur, mbrapa, këtij kori mjeran i bashkohet edhe një zv. ministër. Edhe kjo është shenjë e keqe sa poshtë ka ra opozita.

Nipi i Jakup Krasniqit, është dashur të jetë paksa më i kultivuar, të dalë nga injoranca opozitare dhe të qëndroj larg rakisë së Llapushnikut. Se kush e ka të drejt boshtin e kurrizit, dihet!

“Dijetarëve” si Mulla rrencit dhe “Profesorit të tesbihëve”, ju rekomandoj të bëjnë ndonjë “sevap” dhe bëhen gati për ramazan!

Me kaq, përfundon polemika me shpifarakët dhe Mulla rrencin.

Ramiz Lladrovci

P.S. Kur do të sjell investitor apo udhëheqës nga bota turke-arabe, do t’i sjelli me protokoll në xhami!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat