I thyhet vetura vajzës së Ramiz Lladrovcit

Aktuale

I thyhet vetura vajzës së Ramiz Lladrovcit

Më: 14 maj 2018 Në ora: 12:40
Foto ilustrim

Para pak çastesh, persona ende të panjohur për organet e hetuesisë, ia kanë thyer veturën vajzës së kryetarit të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Vajza e tij, derisa ishte duke shkuar në punë, e ka gjetur veturën e thyer. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Dardania’ të Prishtinës.

Rastin e thyerjes së veturës e ka konfirmuar zëdhënësi i komunës së Drenasit, Bekim Dobra.

“Po, sa na njoftuan se vetura e vajzës së kryetarit u thye. Policia është në vendin e ngjarjes. Po presim”, ka thënë Dobra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat