Kryetari legjendar i Kadri Veselit

Aktuale

Kryetari legjendar i Kadri Veselit

Më: 14 maj 2018 Në ora: 13:40
Kadri Veseli

Kadri Veseli nuk ndalet. Sa herë mban fjalim kryetari i Kuvendit përbën lajm në vete. Derisa në një fjalim që mbajti para disa ditësh ai përdori disa herë një fjali.

“Në të njëjtën kohë” ishte fjalia që Veseli përdori rrafsh 12 herë gjatë fjalimit të tij.

Edhe sot në Vushtrri Veseli tha diçka që bëri të gjithë të qeshin. Kësaj radhe nuk tha diçka të rëndë. Ai në Gojbulë të Vushtrrisë derisa po merrte pjesë në përurimin e autoudhës Vushtrri-Mitrovicë-Prishtinë ia dha një epitet një kryetari të  një komune.

Dhe pikërisht është komuna nga vjen ai, Mitrovica.

“Shumë i nderuar kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri legjendari”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat