Nuk e besoni, ja ku jeton gruaja më e fuqishme në botë në 80 metra katrorë. Shikoni shtëpinë 500 metra katrorë të Haradinajt!

Aktuale

Nuk e besoni, ja ku jeton gruaja më e fuqishme në botë në 80 metra katrorë. Shikoni shtëpinë 500 metra katrorë të Haradinajt!

Nga: A.Zh Më: 14 maj 2018 Në ora: 15:27
Angela Merkel dhe Ramush Haradinaj

Është gruaja më e fuqishme në botë, mirëpo nuk është e dhënë pas luksit dhe markave të shtrenjta.

Bëhet fjalë për kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila jo rrallëherë është vënë në fokus të mediave për shkak të jetës modeste që bën.

Merkel, përkundër të ardhurave nga pozita e rëndësishme që mban në shtetin gjerman, jeton në një banesë me qira në Berlin.

Ajo bashkë me burrin e saj prof. Dr. Joachim Sauer, jeton në një banesë në katin e 4-të në Am Kupfergraben 6, në “Muzeun e Ishullit”, në një hapësirë prej vetëm 80 metrash katrorë.

Por,  një jetë e tillë, duket se nuk e kanë në qejf politikanët dhe zyrtarët shtetërorë në Kosovë. Edhe pse jetojnë dhe punojnë në shtetin më të varfër në Evropë, politikanët tonë, jetojnë mes luksit.

Vetë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, në formularët e deklarimit të pasurisë për vitin 2017, ka deklaruar patundshmëri në vlerë prej mbi 800 mijë euro.

Në deklarimin e pasurisë që ka bërë Haradinaj para se të ishte kryeministër në Agjencinë Antikorrupsion, shtëpinë e tij të re në “Marigona Residence” me 500 metra katrorë, ka thënë se e ka blerë me kredi në vitin 2016 e që i ka kushtuar 202 mijë euro.

Ai poashtu e ka deklaruar një shtëpi banimi prej 950 metra katrorë, të cilën e ka të lëshuar me qira, që vlen 300 mijë euro, shtëpinë familjare-kulla që vlen 270 mijë euro, tokë kodrinore në vlerë prej 75 mijë euro, tokë-truall që vlen 27 mijë euro dhe shtëpi banimi që vlen 140 mijë euro.

Image
Shtëpia e Ramush Haradinajt në lagjen “Marigona Residence”
Image
Banesa në katin e katërt e kancelarës gjermane, Agela Merkel në Berlin
Image
Shtëpia e Ramush Haradinajt në lagjen Arbëria me 950 metra katrorë, në vlerë prej 300 mijë euro
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat