Lladrovci paralajmëron padi ndaj hoxhës së Drenasit

Aktuale

Lladrovci paralajmëron padi ndaj hoxhës së Drenasit

Më: 14 maj 2018 Në ora: 22:32
Ramiz Lladrovci

Ramiz Lladrovci e Mulla Osmani nuk kanë kyrsyer fjalët e rënda ndaj njëri tjetrit .Vizita e nënkryetarit të Parlamentit Europian, Rainer Wieland, në Drenas solli përplasje mes Kryetarit të Drenasit dhe Kryetarit te BIK-ut në këtë komunë, Osman Musliut

Në fakt hoxhën e irritoi ideja e Lladrovcit që gjermanin ta dërgojë në Kishen e Llapushnikut në këtë vend ku përqindja muslimane është shumë e lartë.

Ai reagoi ndaj kësaj vizite duke pyetur se qytetar nderi i kujt është shpallur Wieland.

 “Mos shihni kusur populli i Drenasi 99.9% besimit Islam, sepse “kryetarin” e kemi “LAIK/SEKULAR” e nuk ka ba me vizitua mysafirin ndonjë xhami se me vizitua xhamin e prish Laicitetin/sekularizimin,ndërsa ne Llapushnik nuk prishet Laiciteti/Sekularizmi apo…..!!!!!!?????”

Imami nga Drenasi nuk e la me kaq.

“Sikur budallaku t’kishte qenë me tatim, atëherë Komuna e Drenasit me Kryetarin e saj do ishin tatimpaguesit më të mëdhenjë në këtë vend! Sot Komuna e Drenasit paska shkruar një shkarravinë ndaj reagimit tim në lidhje me skandalin e djeshëm. Ndërsa për kokën e këtyre udhëheqësve komunal e kam një porosi: nuk je kryetari i parë që i futesh inatit personal ndaj meje. Mirëpo duhet pasur kujdes sepse përzënia nga Ambasada e Tiranës mund të të pasojë më atë nga Komuna e Drenasit”, tha Osman Musliu, Imam nga Drenasi.

Një ditë më pas, ka reaguar Ramiz Lladrovci i cili e ka quajtur Musliun gënjeshtar.

“Një përgjigje për të gjithë: Injoranca nuk paska kufi! Mulla rrenci e nisi, opozita mbas tij! “Dijetarëve” si Mulla rrencit dhe “Profesorit të tesbihëve”, ju rekomandoj të bëjnë ndonjë “sevap” dhe bëhen gati për ramazan! Me kaq, përfundon polemika me shpifarakët dhe Mulla rrencin”, tha Ramiz Lladrovci, Kryetar i Drenasit.

Madje ai e sulmoi edhe opozitën në Drenas duke e quajtur si injorante.

Frontal ka qëndruar gjatë ditës në Drenas për të kuptuar më shumë për raportet mes Lladrovcit dhe Osmanit.

Kryetari i Drenasit pa dashur tw flas para kamere ka thënë për Frontal se do ta paditë për shpifje Osmanin, kurse ky i fund përmes telefoni tha se nuk ndjehet i frikësuar nga padia eventuale e Lladrovcit.

Por, ata që nuk kanë hezituar të flasin para kamere janë qytetarët e Drenasit.

Ndërtimi i Kishës në Llapushnik të Drenasit ka qenë çështje që nga ngjallur reagime të shumta.

Natyrisht, në ballë të këtyre reagimeve edhe atëherë qëndronte Mulla Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat