Asamblisti i VV-së flet për përleshjen me anëtarin e PSD-së

Aktuale

Asamblisti i VV-së flet për përleshjen me anëtarin e PSD-së

Më: 14 maj 2018 Në ora: 23:01
Egzon Azemi

Anëtari i Kuvendit Komunal të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka treguar rreth një incidenti që ka pasur me një anëtar të Partisë Socialdemokrate (PSD).

Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Azemi e ka pranuar se ka pasur një përleshje me një anëtar të këtij subjekti, por ka kundërshtuar përpjekjet sipas tij për t’i dhënë konotacion politik këtij rasti.

Ai ka thënë se përleshja ka ardhur pas një provokimi (fyerjeje) dhe kërcënimi që ka marrë nga personi.”Jam i vetdijshëm se mënyra se si jam përgjigjur nuk ishte e duhura”, thekson Azemi.

“Ajo çfarë ka ndodhur ka shqetësuar shumë edhe familjarët e mi, sepse 4 përsona kanë ardhur tek shtëpia ime dhe më kanë kërcënuar. I kërkojë falje gjithashtu edhe familjarëve të përsonit në fjalë sepse sigurisht se janë shqetësuar dhe nuk i dijnë arsyet e ngjarjes”, ka shkruar asamblisti i VV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat