Jo vetëm në Kuvendin e Shqipërisë e të Kosovës, shpërthejnë grushtat edhe në Kuvendin komunal të Preshevës

Aktuale

Jo vetëm në Kuvendin e Shqipërisë e të Kosovës, shpërthejnë grushtat edhe në Kuvendin komunal të Preshevës

Më: 15 maj 2018 Në ora: 15:05
Foto mga mbledhja e Kuvendit

Është ndërprerë seanca e IV-të e Kuvendit Komunal pas një përballje ndërmjet kryetarit të komunës së Preshevës Shqiprim Arifi dhe kryetarit të BDL-së, Skender Destani.

Debati filloi që në momentin kur kryetari i komunës ishte në foltore dhe Destani filloi që të përgjigjet nga vendi ku ishte ulur, debati u bë edhe më i ashpër kur Skender Destani u përpoq t’a sulmojë fizikisht kryetarin Arifi.

Përveç përballjes së ashpër brenda sallës së kuvendit si pasojë e së cilës u ndërpre dhe seanca, konflikti vazhdoi edhe në hollin e kuvendit komunal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat