Bytyqi shprehet për thellimin e bashkëpunimit me UNICEF-in

Aktuale

Bytyqi shprehet për thellimin e bashkëpunimit me UNICEF-in

Më: 15 maj 2018 Në ora: 17:09
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi priti në takim Afshan Khan

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi priti në takim Afshan Khan, drejtore rajonale e UNICEF-it për Evropë, me të cilën bisedoi për mundësitë e përforcimit të partneritetit reciprok për edukimin në fëmijëri të hershme, përmirësimin e cilësisë në arsim dhe çështje tjera me interes.

Me këtë rast ministri Bytyqi ka falënderuar  përfaqësuesit e UNICEF për bashkëpunim dhe mbështetjen e vazhdueshme  në edukimin  dhe realizimin  e të drejtave të fëmijëve në Kosovë, dhe njëherësh theksoi nevojën e thellimit të këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

“Duke e ditur rëndësinë  e edukimit  në fëmijëri të hershme, ne jemi të angazhuar  që të rrisim numrin e përfshirjes së fëmijëve nga mosha 3-5 vjeçare , porse aktualisht nuk kemi kapacitetet të mjaftueshme që të arrijmë standardet evropiane në këtë drejtim”, tha ai.

Sa i përket përmirësimit të cilësisë në arsim, ministri Bytyqi tha se tashmë ka filluar të implementohet kurrikula e re, porse ende ka nevojë për trajnimin e mësimdhënësve dhe aplikimit të metodologjive bashkëkohore  në mësimdhënie.

Duke folur rreth përfshirjes së fëmijëve me nevoja të veçanta në klasat e integruara , ministri Bytyqi tha se është lajm i mirë që do të ketë kod të ri buxhetor që lehtëson punën e asistenteve që do të përkujdesen për edukimin e këtyre nxënësve në shkolla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat