Tahiri tha se LDK është parti pa adresë, ndërsa Gecaj thotë se veç kjo parti ia ‘palon’ PDK-së

Aktuale

Tahiri tha se LDK është parti pa adresë, ndërsa Gecaj thotë se veç kjo parti ia ‘palon’ PDK-së

Më: 15 maj 2018 Në ora: 22:50
Bajram Gecaj

‘Zoti Tahiri dhe PDK e kanë pasur përherë therrë në sy LDK-në dhe atë me plotë të drejtë pasi që është vetëm LDK, që ia ka ‘palu’ kësaj partie’.

Kështu ka thënë anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj kur u pyet se si e komenton deklaratën e Abelard Tahirit, i cili tha se LDK është parti pa adresë.

“Zoti Tahiri dhe PDK e kanë pasur përherë therrë në sy LDK-në dhe atë me plotë të drejtë, pasi që është vetëm LDK që i ka “palu” në të kaluarën dhe që ka potencialin ti dërgojë në opozitë shumë shpejt”, ka deklaruar Gecaj.

Gecaj ka thënë se LDK është partia më e madhe në vend me adresë shumë të qartë dhe e vetmja me potencial serioz për ta dërguar vendin sigurt drejt Bashkimit Evropian.

Tutje ai ka thënë se Qeveria Haradinaj duhet të jap dorëheqje, sepse nuk është duke punuar për interes të vendit.

“Po të kishin pak moral politik, Qeveria Haradinaj do të dorëheqje në momentin kur ka humbur shumicën parlamentare. Megjithatë, ata kanë vendosur të luajnë lojë adoleshentes, në stilin “më rrëzo nëse mundesh”, vetëm me qëllim zvarritjeje rreth pushtetit, pa qarë kokë për interesin e vendit”, është shprehur ai.

Ndryshe ka qenë, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri i PDK-së i cili ka thënë se LDK është parti pa adresë dhe se nuk ka rrezik nga kjo parti.

“LDK është parti pa adresë mirëpo ne sot nuk shohim rrezik politik nga ajo parti, pra nuk ka diçka që mund t’a frikësojë këtë koalicion, po flas tani për tani. Ani pse më herët kemi pasur bashkëpunim, mund të them se edhe në të ardhmen mund të kemi një gjë të tillë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat