Haziri-Abelard Tahirit: Bëhuni gati me i lëshu zyrat e shtetit

Aktuale

Haziri-Abelard Tahirit: Bëhuni gati me i lëshu zyrat e shtetit

Më: 15 maj 2018 Në ora: 23:42
Lufti Haziri

Deklarata e ministrit të PDK-së, Abelard Tahiri, se Lidhja Demokratike e Kosovës është një parti pa adresë, duket se e ka bërë nervoz nënkryetarin e kësaj partie, Lufti Hazirin.

Në një reagim në profilin e tij zyrtar, Haziri ka ironizuar me deklaratën e Tahirit duke i thënë se adresa e LDK-së është në rrugën e UÇK-së.

Më pas Haziri ka vazhduar duke i thënë Tahirit të bëhet gati për largim nga zyrat e shtetit, duke paralamëruar si duket ardhjen e LDK-së, në pushtet.

Reagimi i Hazirit:

Në vend të reagimit për Abelardin e drejtësisë
Abelard, për ironi, adresa e LDK është në rrugën UÇK pn. Aty na gjeni. Ne jau dimë adresën dhe të bëmat. Bani gati boxat me i bartë nga zyrat e shtetit! Luta

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat