Nënkryetari i PDK-së pyet Hazirin: Sa kryetar i keni në LDK?

Aktuale

Nënkryetari i PDK-së pyet Hazirin: Sa kryetar i keni në LDK?

Nga: N.H Më: 16 maj 2018 Në ora: 14:12
Lutfi Haziri dhe Uran Ismaili

Nënkryetari i PDK-së, njëherësh ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ka reaguar ndaj disa deklaratave të Lutfi Hazirit, pasi ky i fundit akuzoi PDK-në për të bëmat që i janë bërë vendit.

Ismaili përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka pyetur nënkryetarin e LDK-së për numrin e kryetarëve të LDK-së.

Ja postimi i plotë:

Në vend të reagimit për Lutën e LDK-së

Lutë, adresën e LDK-së e paskeni pa numër. Nuk po e dimë as numrin e kryetarëve të partisë suaj, madje. Meqë s’po i dini numrat, po ta jap unë një numër - 2021. Kjo është koha kur do të mbahen zgjedhjet. Deri atëherë, besoj se do t’i dini numrat tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat