Zyrtarët evropianë e dinin që nga fillimi që Rajoy nuk do të marrë pjesë në samitin e Sofjes

Aktuale

Zyrtarët evropianë e dinin që nga fillimi që Rajoy nuk do të marrë pjesë në samitin e Sofjes

Më: 16 maj 2018 Në ora: 19:11
Mariano Rajoy

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, do të jetë lideri i vetëm evropian që nuk do të marrë pjesë në samitin e Sofjes, dhe kjo shkaku që Kosova do të jetë po ashtu pjesëmarrëse.

Pjesëmarrja e Rajoy në këtë samit ishte vënë në pikëpyetje qe një kohë të gjatë, e megjithatë vendimi përfundimtar i tij ishte që të mos jetë prezent në Sofje.

E gazeta më e madhe spanjolle “El Pais”, citon një zyrtarë të lartë evropian të ketë thënë se ata që nga fillimi “nuk kishin llogaritur në prezencën e Rajoyt në këtë samit, mirëpo gjithsesi ishin të kënaqur që ky shtet përfaqësohet edhe pse në nivel më të ulët diplomatik”.

Gazeta po ashtu shkruan se Rajoy kishte zhvilluar një seri takimesh me kryeministrin e Bullgarisë, si dhe do të zhvillojë edhe takime tjera me zyrtarë të lartë evropian, të cilëve do t’u tregojë më në detaje arsyet se pse nuk do të marrë pjesë as në mbledhjen që mbahet tradicionalisht një ditë para samitit zyrtar.

“El Pais” shkruan se edhe pse shumë shtete nuk pajtohen me formatin që ky samit do të mbahet, ato kanë vendosur që “mos t’i kthejnë shpinën këtij samiti në mënyrë që të parandalohet ndikimi eventual rus dhe kinez në Ballkan”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat