Molliqaj: VV po lufton për pushtet, Kurti s’merr vesh në sondazhe

Aktuale

Molliqaj: VV po lufton për pushtet, Kurti s’merr vesh në sondazhe

Më: 17 maj 2018 Në ora: 00:48
Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj, deputet i PSD-së, ka kritikuar ish-partinë e tij Vetëvendosje duke thënë se ajo po lufton vazhdimisht për pushtet.

“Për mua është e çuditshme që ky subjekt po kërkon nga ne vazhdimisht një gjë – pushtetin. Të gjitha kërkesat ndaj nesh ishin për pushtet. Po vërehet kush po kërkon pushtet e kush jo. Megjithatë, janë legjitime”, ka thënë Molliqaj duke shtuar se PSD është në bisedime me VV-në për të vazhduar bashkëpunimin në Komunën e Prishtinës. Ai ka thënë se nuk sheh interes nga të dy partitë për të vazhduar bashkëpunimin.

Sa i përket kryetarit të VV-së, Albin Kurti, Molliqaj ka thënë se ai nuk merret vesh me sondazhe. Këtë e ka lidhur me deklaratën e fundit të Kurtit, që tha se grupi i larguar nga Vetëvendosje nuk do të marrë më shumë se 2 për qind të votave.

“Do të bëhen së shpejti sondazhe dhe do ta matim opinion publik. Ka njerëz të mirë që dinë ta testojnë opinionin. Ata që thonë se jemi aq keq janë njerëz që nuk merren vesh fare me sondazhe. Të gjithë ata që i kam dëgjuar. Nuk matet një parti që nuk ekziston”, ka shtuar Molliqaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat