Nis punën Komisioni për hartimin e Projektligjit për Qeverinë

Aktuale

Nis punën Komisioni për hartimin e Projektligjit për Qeverinë

Më: 17 maj 2018 Në ora: 12:02
Komisioni për hartimin e Projektligjit për Qeverinë e Kosovës

Ligji për Qeverinë do t’i nënshtrohet një konsultimi të gjere paraprak dhe një analize profesionale.

Kështu u tha sot në takimin e parë të Komisionit për hartimin e Projektligjit për Qeverinë e Kosovës.

Besnik Tahiri tha se Ligji për Qeverinë në njërën anë dhe tri ligjet tjera, ligji që rregullon organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore, ai  për  funksionin publik  dhe ligji që rregullon pagat, janë kornizat, që rregullojnë deri në detaje funksionimin e administratës së shtetit. 

Tahiri: Ligji do t’i nënshtrohet një analize profesionale

“Ajo që u dakorduam sot, është që ky proces, pra procesi i hartimit të ligjit, për Qeveri t’i nënshtrohet një konsultimi të gjerë të eksperteve, të organizatave të cilat merren me këtë temë, t’i paraprijë koncept dokumentit një analizë. Për shkak se ky ligj jo vetëm që përcakton numrin. E shoh që shpesh bëjmë gabim dhe shkojmë drejtpërdrejtë tek numri i ministrive. Por përcakton po ashtu aspektet që lidhen me kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë. Aspektet që lidhen me përgjegjshmërinë dhe llogaridhënien. Aspektet që lidhen me transparencë. Dhe aspektet që lidhen me efikasitetin dhe efektshmërinë e një Qeverie. Pra, në këtë kuptim duhet t’i nënshtrohet një konsultimi që t’i paraprijë një analize dhe pastaj mundësisht në një agjendë kohore ta  sjellim te qeveria dhe pastaj parlamenti. Është tepër me rëndësi,  kur flasim për ligjin për Qeverinë, që ta trajtojmë dhe aspektin kushtetues”, th a ai.

Ndërsa tha se ligji për Qeverinë, nuk rregullon pagat për zyrtarët e lartë.

Tahiri: Ligji për Qeverinë, nuk i rregullon pagat

“Ligji për Qeverinë nuk e rregullon pagën. Nëse bëjmë një vlerësim të pagave në sektorin publik, prapë e them me përgjegjësi shumë të madhe që ka një  diskrepancë dhe ne shume raste  ka dhe shumë padrejtësi, në aspektin e pagave. Ka zyrtarë që ka koeficientin e njëjte me ministri, e ka titullin e njëjtë, por koeficientet dallojnë.  Duhet të krijohet dhe  me ligjin për paga dhe ta krijojnë  hierarkinë edhe institucionale dhe të pagës. Për shkak se kjo e rregullon. Kosova sot e ka diku mbi 460 lloje të pagave. I ka mbi 1 mijë e 200 tituj, ka pasur dhe me shumë. Kështu që ne nuk mundemi me shkuar kështu, sepse administrata e shtetit është themeli që e çon Evropën përpara”, tha ai.

I pyetur rreth numrit të ministrive dhe zëvendësministrave, Tahiri tha se këtij ligji do t’i paraprijë një analizë se çka do të ndodhë dhe në këtë aspekt. Ndërsa si shembull mori disa vende të BE-së dhe rajonit, të cilat kanë numër të lartë të ministrive.

Tahiri: Nuk guxojmë ta trajtojmë numrin para përmbajtjes

“Serbia ka ministri më shumë se na i ka 23. E ke Kroacinë që  është vend i BE-së, e që sipas të dhënave që ne i kemi i ka 21 ministri. Mali i Zi 20 ministri. Vendi i BE-së  Rumania që i ka 24. Por, e ke një vend të përafërt me ne Estonia 11. Çka është porosia ime për ju dhe publikun është që prapë nuk guxojmë ne, në momentin kur e trajtojmë numrin, para përmbajtjes, aty e bëjmë gabimin.  Nuk e determinon procesin e një ligj të caktuar, numri”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat