Haradinaj: Është çështje javësh kur Kosova te marr lajmin për vlerësimin e kritereve për liberalizim te vizave

Aktuale

Haradinaj: Është çështje javësh kur Kosova te marr lajmin për vlerësimin e kritereve për liberalizim te vizave

Më: 17 maj 2018 Në ora: 15:44
Ramush Haradinaj

Kryeministri I Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një statusi në facebook ka njoftuar se shumë shpejtë Kosova do të marr lajmin për përmbushjen e kritereve për viza

Gjithashtu Haradianj ke theksua se dhe deklarata e Përbashkët është një dëshmi që Kosova e ka të sigurtë perspektivën euro-atlantike.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:

Është çështje javësh kur Kosova do të marr lajmin për vlerësimin e përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave.

Samiti i Sofjes ishte rast i mirë për t’i treguar të arriturat e Kosovës përpara liderëve europianë dhe Deklarata e Përbashkët është një dëshmi që Kosova e ka të sigurtë perspektivën euro-atlantike.

Kosova përfundimisht është palë në raport me BE dhe duhet avancuar këtë marrëdhënie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat