Ligji për Qeverinë deri në fundvit, synohet kontrolli i numrit të ministrave e zëvendësve të tyre

Aktuale

Ligji për Qeverinë deri në fundvit, synohet kontrolli i numrit të ministrave e zëvendësve të tyre

Më: 17 maj 2018 Në ora: 20:00
Qeveria

Përmes Ligjit për Qeverinë, synohet të zvogëlohet numri i ministrave dhe zëvendësministrave, por këtë gjë duket se qeveria nuk e ka edhe aq prioritet.

Nisma për hartimin e Ligjit për Qeverinë ka mbledhur komisionin e themeluar me vendim të kryeministrit Haradinaj.

Kryesuesi i këtij komisioni, Besnik Tahiri, thotë se para se të diskutohet për numrin e kabinetit qeveritar, duhet të diskutohet përmbajtja e ligjit.

Tahiri thotë se një draft i Ligjit për Qeverinë do të mund të krijohet deri në fund të vitit.

Por, shoqëria civile kërkon që ky ligj të saktësojë numrin e ministrive dhe të zëvendësministrave.

Visar Rushiti thotë se hartimi i këtij ligji duket se nuk është në interes të qeverisë aktuale.

Në mungesë të ligjit, qeveria nuk e ka pasur të kufizuar numrin e ministrave e as të zëvendësministrave.

Para hartimit të këtij ligji, qeveria thotë se do të miratojë Ligjin për Pagat, Ligjin për Shërbyesit Civilë dhe Ligjin për Administratën Publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat