Molliqaj: Këtë deputet e donim për kryetar të Vetëvendosjes

Aktuale

Molliqaj: Këtë deputet e donim për kryetar të Vetëvendosjes

Më: 17 maj 2018 Në ora: 22:21
Dardan Molliqaj

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka folur rreth konfliktit për kryetar të Vetëvendosjes që ka pasur me liderin e saj, Albin Kurtin.

Ai ritheksoi se arsyeja kryesore e përplasjes në Vetëvendosje ka qenë kandidimi i Albin Kurtit për kryetar të partisë sepse sipas tij kjo nënkuptonte që nuk pranoheshin ndryshime.

Molliqaj thotë se asnjëherë nuk ka pretenduar asnjë post udhëheqës në VV, aq më pak të jetë kryetar i saj, mirëpo ka thënë se donte konsensus dhe racionalitet brenda partisë.

Ish-sekretari i Përgjithshëm i VV’së shtoi se ai dhe deputetët tjerë të dorëhequr kanë propozuar deputetin Glauk Konjufca, për t’u zgjedhur kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat