A financohet PSD'ja nga Devollët? Përgjigjet Dardan Molliqaj

Aktuale

A financohet PSD'ja nga Devollët? Përgjigjet Dardan Molliqaj

Më: 17 maj 2018 Në ora: 22:38
Dardan Molliqaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka folur për lidhjet e supozuara në mes të Partisë Socialdemokrate dhe kompanisë Devolli.

Molliqaj ka deklaruar në emisionin “Pressing”, se PSD "absolutisht" nuk ka lidhje me biznesmenët Devolli, dhe se nuk financohet nga ta.

Por, ai ka pranuar se e njeh Blerim Devollin, dhe se është takuar me të.

Ish-sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje po ashtu nuk ka përjashtuar mundësinë që Devollët të jenë ndër donatorët e PSD’së në të ardhmen.

Molliqaj ka folur edhe për marrëveshjen mes Telekomit të Kosovës dhe Z-Mobile, që është në pronësi të Devollëve.

Ai ka thënë se kontrata e Telekomit me Z-Mobile është kriminale

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat