Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet sot në një seancë të re plenare, me vetëm një pikë të rendit të ditës.
Në njoftimin e dërguar nga Kuvendi, thuhet se sot në rend dite do të jetë përzgjedhja e kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Seanca plenare e Kuvendit do të nis nga ora 16:00. /Indeksonline/