Dreshaj i doli në krah Halitit - Kjo është lidhja biznesore mes tyre

Aktuale

Dreshaj i doli në krah Halitit - Kjo është lidhja biznesore mes tyre

Më: 18 maj 2018 Në ora: 20:12
Gani Dreshaj dhe Arben Gashi

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti sot u përplas edhe fizikisht me deputetetin e LDK-së, Arben Gashin, të cilin e goditi me bërryl teksa kaloji pranë tij.

Por me tu larguar nga njëri tjetri, krah Halitit i doli ish-kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut, tani deputet në Kuvend, Gani Dreshaj.

E siç duket kjo ndodhi përshkak se Dreshaj dhe Haliti deri tani kanë qenë aksionarë të dy kompanive.

Image

Vite më parë, deputeti Haliti kishte deklaruar në “Agjencinë Kundër Korruptonit” se është aksionarë në kompaninë “DBBH Kosova Clinic Management, 70405407”, me 25 për qind të aksioneve që nga viti 2007. Sipas Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve, e cila i rifreskon të dhënat më vonës, në këtë biznes janë pronarë edhe Roland Josef Berlinger, Olaf Baas e Gani Dreshaj.

Po ashtu, në deklarimin e vitit të kaluar, deputeti Haliti kishte deklaruar se është bashkëpronarë edhe në kompaninë “Markometal Kosova SHPK”, me 33.33 për qind të aksioneve me ortakët Alexander Michael Julius e Gani Dreshaj.

Image

Por deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka hequr dorë nga ortakëria në dy bizneset me deputetin e AAK-së, Gani Dreshajn.

Por, sipas ARBK, deputeti Gani Dreshaj është shumë i fuqishëm financiarisht pasi rezultoni të jetë pronarë edhe në disa kompani tjera, ndërsa ka deklaruar se ka biznese edhe jashtë Kosovës. /Insajderi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat