Bahtiri: Albin Kurti duhet të jetë kryeministër

Aktuale

Bahtiri: Albin Kurti duhet të jetë kryeministër

Më: 18 maj 2018 Në ora: 23:38
Albin Kurti dhe Agim Bahtiri

Për liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, kryetari i Mitrovicës tha se duhet të jetë kryeministër.

Në një emission në T7, Bahtiri tha se njerëzit si Kurti e meritojnë të jenë kryeministër.

“Unë i dua njerëzit që janë të pastër se po të ishte i korruptuar(Albin Kurti) atij i’a kishin ngjit një mijë akuza nëse kish pas vec 1%”, tha ai.

“Nuk është simpati vetëm për Albin Kurtin por për njerëz që janë të pakorruptuar”, shtoi Agim Bahtiri.

Ai gjithashtu tha se nuk është poltikan që i interesojnë karrikat pasi që deri tash ka pasur mjaft oferta.

“Unë nuk jam i interesuar për karrika më është ofru zëvendëskryeministri i parë, nuk kam pranuar për arsye se i duhem ende Mitrovicës”, tha kryetari i Mitrovicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat