Maria Bamieh: EULEX monitoron çdokënd, por jo edhe veten

Aktuale

Maria Bamieh: EULEX monitoron çdokënd, por jo edhe veten

Më: 19 maj 2018 Në ora: 00:20
Maria Bamieh

Maria Bamieh, ish-prokurore në EULEX, ka thënë se është e habitshme se si Misioni për Sundimin e Ligjit në Kosovë monitoron çdokënd, por jo edhe veten.

Ajo tha se EULEX-i është i zënë me shumë punë duke monitoruar çdokënd, por dështon ta bëjë atë që e bënë vetë.

“Kjo ka qenë brenga ime, se si gjyqtarët po zgjidheshin nga EULEX për raste të caktuara. Francesco Flori kishte emëruar vetveten në një rast të vrasjes së trefishtë, dhe nuk arrita të marrë përgjigje. Normalisht që ka një procedurë strikte që duhet zbatuar, që gjyqtarët të zgjidhen në mënyrë të pavarur”, ka thënë ajo për televizionin publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat