Vlora Çitaku merr mesazhe kërcënuese nga serbët, i publikon në Facebook

Aktuale

Vlora Çitaku merr mesazhe kërcënuese nga serbët, i publikon në Facebook

Më: 19 maj 2018 Në ora: 09:49
Vlora Çitaku

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka marrë një sërë kërcënimesh nga disa serbë.

Diplomatja i ka publikuar të njëjtat në profilin e saj në “Facebook” duke thënë se nuk frikësohet aspak prej tyre.

“… mesazhet e urrejtjes nga fqinjët tanë të veriut. Sigurisht, unë nuk po i publikoj sepse kam frikë, por po i publikoj sepse janë qesharake. Shikoni disa mos tra,  shijoje fundjavën”, ka shkruar Çitaku.

Ndryshe, ambasadorja jonë në SHBA qe një kohë të gjatë është duke përfaqësuar Kosovën në Këshillin e Sigurimit.

Në çdo seancë të OKB-së, që ka të bëjë për Kosovën, Çitaku përballet tejet shkëlqyeshëm ndaj ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat