“Xhaviti tinëzar në goditje dje, sot... nesër”

Aktuale

“Xhaviti tinëzar në goditje dje, sot... nesër”

Nga: N.H Më: 19 maj 2018 Në ora: 11:25
Xhavit Haliti

Dje në Kuvendin e Kosovës pati edhe përleshje fizike mes nënkryetarit të Kuvendit, Xhavit Halitit dhe deputetit të LDK-së Arben Gashit.

Përplasja erdhi, pasi që në seancën e mbajtur dy ditë më parë, teksa Kuvendin e drejtonte Haliti, në një moment ai nuk ia dha fjalën deputetit nga LDK, Arben Gashi, gjë që bëri ta nervozojë këtë të fundit.

Në përleshje krah Halitit i doli ish-kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut, tani deputet në Kuvend, Gani Dreshaj, kjo përshkak se Dreshaj dhe Haliti deri tani kanë qenë aksionarë të dy kompanive.

Ndërsa, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar edhe analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Haki Abazi.

Ai përmes një postimi të shkurtër, shkruan se, “Xhaviti tinëzar në goditje dje, sot... nesër?”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat