Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka reaguar pas incidentit të djeshëm në Kuvendin e Kosovës.
Delawie përmes rrjetit social Twitter ka shkruar se është i zhgënjyer nga Kuvendi i Kosovës që nuk arriti të përfundoj punimet e tij.
Ai gjithashtu i ka uruar edhe gjyqtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese.
Më poshtë mund të gjeni të plotë postimin e Delawie
“Mirë se vini dy gjykatësit e rinj të Gjykatës Kushtetuese. I zhgënjyer nga Kuvendi i Kosovës, që nuk arriti t’i përfundojë punimet e tij… Ruajtja e sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe rifillimi i procesit ASAP”, ka shkruar ambasadori Greg Delawie në Twitter.
Në seancën e së premtes së Kuvendit të Kosovës ku po votohet për gjyqtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti kishe shtyrë me krahë deputeti e LDK-së, Arben Gashi.