Lekaj inspekton punimet në Doblibare të Gjakovës

Aktuale

Lekaj inspekton punimet në Doblibare të Gjakovës

Nga: N.H Më: 19 maj 2018 Në ora: 12:47
Pal Lekaj në Gjakovë

Ministri i Infrastrukturës dhe anëtar i kryesisë së AAK-së, Pal Lekaj, bashkë me përfaqësuesit e Komunës, sot kanë inspektuar zhvillimin e punimeve në ndërtim të rrugës që e lidhë këtë pjesë me qytetin.

Ai këtë e ka bëtë të ditur, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook. Lekaj, tutje, shkruan se, dinamika që sot është në këtë drejtim na jep besim që brenda 3 viteve të ardhshme të gjitha rrugët në qytet dhe në fshatra të Gjakovës, do të rregullohen.

Ja postimi i plotë:

Gjakova ka mbetë që sa kohë pa investime në infrastrukturë rrugore.

Dinamika që sot është në këtë drejtim na jep besim që brenda 3 viteve të ardhshme të gjitha rrugët në qytet dhe në fshatra të Gjakovës, do të rregullohen.

Sot në Doblibare të Gjakovës, bashkë me përfaqsuesit e Komunës, inspektuam zhvillimin e punimeve në ndërtim të rrugës që e lidhë këtë pjesë me qytetin.

Nuk do të ketë ndërprerje dhe tejzgjatje të implementimit të projekteve, për këtë do të jemi garant ne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat