"Për faj të Presidentit, KQZ-ja qe tre muaj jofunksionale"

Aktuale

"Për faj të Presidentit, KQZ-ja qe tre muaj jofunksionale"

Nga: H.O. Më: 19 maj 2018 Në ora: 16:29
KQZ

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi shkruan në Facebook se nga papërgjegjësia e Presidentit, KQZ-ja është më tepër se tre muaj pa mandate dhe jo funksionale.

Postimi i plotë:

Po bëhen më shumë se tre muaj nga kur KQZ-ja është pa mandat dhe jofunksionale. Krejt kjo nga papërgjegjësia e Presidentit, i cili sërish është vendosur në funksion e në shërbim të PDK-së.

Shumë projekte të planifikuara, mbështetja e donatorëve e aktiviteteve tjera janë të rrezikuara nga dështimi. Përgjegjësi të tjera si zëvendësimi i asambleistëve e pagesat e komisionerëve të raundit të dytë janë bllokuar nga bllokimi i KQZ-së që po i bënë Presidenti dhe PAN-i.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat