E kaluara e dyshimtë e Radomir Labanit të cilin Kuvendi dje e zgjodhi anëtar të Kushtetueses

Aktuale

E kaluara e dyshimtë e Radomir Labanit të cilin Kuvendi dje e zgjodhi anëtar të Kushtetueses

Më: 19 maj 2018 Në ora: 19:19
Radomir Laban

71 deputetë të Kuvendit të Kosovës të premten i dhanë votën për t’u bërë pjesë e Gjykatës Kushtetuese një personi të dënuar nga gjykata.

Nga dy gjyqtarët e vetëm të cilët morën votat e mjaftueshme për t’u bërë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, njëri është Radomir Laban nga komuniteti serb, i cili po del se ka një të kaluar kriminale.

Radomir Laban pretendohet se ishte dënuar qysh në vitin 2012 nga Gjykata Themelore në Beograd si pjesë e një grupi kriminal, i cili kishte kontrabanduar tekstil, teknikë të bardhë, cigare, alkool etj.

Grupi i quajtur “Carinska Mafija”, i përbërë nga 17 persona, sipas medieve serbe, ishte arrestuar në vitin 2006.

Mirëpo, Komisioni i cili i përzgjodhi emrat e propozuar dhe procedoi emrin e Radomir Labanit për në Kuvend, po del nuk ka pasur fare informacion për të kaluarën e tij.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, e cila ishte pjesë e komisionit, thotë se shumë vonë u informua për të kaluarën e Labanit. Por, tentativat e saj dhe thirrjet që të mos votohej ky emër, nuk patën sukses.

Shrkimin e plotë mund të lexoni duke klikuar këtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat