Një ushtar i UÇK’së që kishte humbur këmbët në luftë nuk e ka gëzuar statusin e invalidit. Ia kanë njohur vetëm pozitën e veteranit që e ka refuzuar. Pavarësisht kësaj, Skender Havolli nuk i ka rënë pishman pse dha këmbët për çlirimin e Kosovës.
Kohën më të madhe e kalon i ulur në oborrin e shtëpisë. Më dëshirë do të lëvizte, t’i vizitonte shokët dhe bashkë me ta të shkonin edhe në ato vende ku së bashku luftuan.
Ish ushtari i UÇK’së, humbi dy këmbët në luftë dhe tash i palëvizshëm e përballet me vështirësitë që po i ia sjell jeta.
Havolli me shkallë të lartë të invaliditetit, nuk merr asnjë të ardhur nga shteti. Krejt kjo pasi atij i është njohur vetëm statusi i veteranit por jo edhe invalidit.
Paga e veteranit është 150 euro në muaj ndërsa e invalidit shkon deri në 400 varësisht shkallës së dëmtimeve trupore.
Thotë se eprorët e tij e harruan pas luftës.
Havolli që la Slloveninë për të luftuar në Kosovë është i mllefosur me fryrjen e listave të veteranëve.
Përkundër gjendjes së tij të rëndë ekonomike ky thotë nuk është pishman që sakrifikoj këmbët për vendlindjen e tij.