Reagon Kelmendi, tregon pse ka munguar në seanca

Aktuale

Reagon Kelmendi, tregon pse ka munguar në seanca

Më: 20 maj 2018 Në ora: 13:22
Ramiz Kelmendi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi ka deklaruar se mohuar se ka marrë pjesë më së paku në seancat e Kuvendit, duke thënë se seancat që ka munguar ka qenë në trajtime shëndetësore jashtë vendit.

Kelmeni ka thënë se KDI ka lexuar raportet vetëm fizikisht por jo edhe realisht.

”Nuk jam deputeti që kam marrë pjesë më së paku, janë edhe disa para meje, por, jam deputeti që kam qenë taman, për arsye se pjesën tjetër kam qenë në trajtime shëndetësore jashtë shtetit dhe për mua prioritet është shëndeti im së pari. Se pa qenë i shëndetshëm nuk mundesh me u marrë me politik. Pra, nuk mund të krahasohet si pa angazhim, si painteresim. Duhet dalluar dhe KDI duhet me dal me një informatë që ka qenë e cunguar apo ka pasur dëshirë të njollosë disa deputetë duke mos u marrë me realitetin e deputetëve”, ka thënë ai.

Ai maje ka mohuar se po e pengon biznesi për të marrë pjesë në seanca.

“Jo nuk ka lidhje biznesi, biznesi ka qenë edhe para 8 vite dhe 5 vjete dhe nuk ka të bëjë fare me biznesin, ka të bëjë me shëndetin, me raportet mjekësore. Qëllimi i KDI-së është që të nxjerrë pak njënshëm ose ka lexuar fizikisht i ka lexuar raportin, nuk i ka lexuar realisht”, tha ai.

Përndryshe, sipas platformës “Vota Ime” të KDI-së, janë vetëm dy deputetë, Muharrem Nitaj i AAK-së e Salih Zyba, i Vetëvendosjes që kanë marrë pjesë 100 për qind në seanca plenare. Derisa, Ramiz Kelmendi e Teuta Rugova nga LDK-ja, janë deputetët me më së paku pjesëmarrje në seanca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat