"Partive politike nuk po ju konvenojnë tryezat"

Aktuale

"Partive politike nuk po ju konvenojnë tryezat"

Nga: H.O. Më: 20 maj 2018 Në ora: 20:54
Arkiv

Lëvizja Vetëvendosje pritet të organizojë tryezën e radhës me partitë politike. Deri më tani janë organizuar dy tryeza, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje.

Analisti politik, Skender Zogaj ka thënë se tryezat partiake janë të pranueshme, por fillimisht duhet të sigurohet vullneti serioz i pjesëmarrësve në këto debate.

Image
Skender Zogaj

Ai thotë se fillimi i tryezave ishte i mirë, por duket se partive politike kjo nuk po ju konvenon.

“Tryezat partiake janë formë e pranueshme e mundësisë për shqyrtimin e preokupimeve problematike, mirëpo, paraprakisht duhet të sigurohet vullneti serioz i pjesëmarrësve për debatë substanciale e jo për “sfilata” politike të pjëmarrësve që kanë nevojë të tregojnë dituritë personale!  Fillimi me tryeza nisi mirë por me gjas? disa partive nuk po u konvenon dhe, meqenëse po hetohet kjo, tryezat duhe ndërpre menjëherë sepse me  dy mendje dje me mjete të kurdosira  nuk e vlenë të rrihet uji havan”, thekson Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat