Presidentit i rritet paga

Aktuale

Presidentit i rritet paga

Më: 20 maj 2018 Në ora: 20:55
Hashim Thaçi

Ligji i ri për pagat do të paguajë më shumë presidentin Hashim Thaçi dhe punonjësit e Kuvendit dhe ata të Qeverisë. Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ka thënë se gjatë muajit të ardhshëm Qeveria do të bëjë disa ndryshime në këtë ligj. Ai po ashtu ka thënë se ndryshimet e reja nuk rrezikojnë buxhetin.

Me hyrjen në fuqi të Ligjit për pagat, presidenti Hashim Thaçi do të paguhet më së shumti nga buxheti i shtetit.

Ky ligj është punuar dhe pritet që gjatë muajit tjetër të shkojë në Qeveri.

Por, sa do të jetë paga e tij, ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ka thënë se këtë e përcakton koeficienti.

Pas presidentit përfitues të pagave të larta do të jenë edhe punonjësit e Kuvendit dhe Qeverisë.

Ndryshe nga koeficienti presidencial, vlerësimi për legjslativët dhe ekzekutivët do të jetë përvoja dhe kualifikimet e të punësuarve.

Yagcilar sqaroi se qëllimi i ligjit është që të mos ketë zvogëlim të pagave, kurse mund të ketë rritje nëse shihet e nevojshme. Ai garantoi se raporti pagë e njëjtë për punën e njëjtë do të zbatohet duke mos rrezikuar buxhetin.

“Kjo do të rregullohet me ligjin e zyrtarëve publik ku prapë do të saktësohen hyrja në këto institucione dhe mënyra e funksionimit të zyrtarëve, masat disiplinore, performanca, zhvillimi karrierës dhe shumë çështje tjera që kërkohen me Ligjin e punës”.

Yagcilar ka folur edhe për reformën në administratën publike.

Sipas tij, reformat do të përfshijnë punësimin e njerëzve profesionist në fushat përkatëse gjithashtu do të rris llogaridhënien e institucioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat