Tahiri: Projektkodi Penal, kërkesë e BE-së për liberalizimin e vizave

Aktuale

Tahiri: Projektkodi Penal, kërkesë e BE-së për liberalizimin e vizave

Më: 21 maj 2018 Në ora: 11:35
Komisioni për Legjislacion

(E plotësuar) - Komisioni për Legjislacion ka miratuar në parim Projektkodin Penal të Kosovës, të cilin para anëtarëve të këtij komisioni e ka arsyetuar dhe prezantuar ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri.

Tahiri tha  se ky Projektkod është në harmoni me standardet dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian, dhe kanë qenë tri parime themelore për të krijuar këtë Kod Penal.

Tahiri: Qëllimi kryesor është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

“E para, përcaktimi i qartë për sundim të mirëfilltë të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. E dyta fleksibilitet më i madh në punën e organeve të pavarura të zbatimit të ligjit dhe e treta mbrotja, promovimi dhe avancimi i të drejtave të njeriut. Këto ndryshime dhe kjo qasje mund të them me krenari se do të ofroj një Kod Penal të bazuar ekskluzivisht në parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, barazisë para ligjit, si dhe drejtësisë kuptimplote dhe të pa alternativë në raste të caktimit të fajësisë dhe shqiptimit të dënimit”, ka thënë Tahiri.

Ai tha se më këtë Kod penal, po i japin Kosovës një fuqizim për luftimin e krimit dhe korrupsionit, por shtoi se është edhe kërkesë e BE-së për liberalizimin e vizave.

Tahiri: Kodi Penal, është kërkesë e BE-së për liberalizimin e vizave

“A është kërkesë e Bashkimit Evropian dhe a ndërlidhet me vizat ky Projektkod Penal që ne po e diskutojmë sot? Po, nenet që ndërlidhen me luftën kundër krimit të organizuar dhe të korrupsionit janë direkt kërkesë e Bashkimit Evropian dhe ndërlidhet me procesin e liberalizimit të vizave”, ka thënë ministri i Drejtësisë. 

Sipas ministrit Tahiti, kompletimi i këtij Kodi dhe puna që është duke u bërë në plotësimin e Kodit të Procedurës Penale, të cilat shumë shpejt do jenë gati paraqesin hap të rëndësishëm në zhvillimin e sistemit të drejtësisë.

Tahiri: Segmentet kryesore të rishikuara me Kodin Penal

“Në rrafshin konkret, segmentet kryesore të rishikuara në Kodin penal janë si vijon: Në veprat që hynë në kuadër të krimit të organizuar dhe korrupsionit janë rishikuar dhe hartuar 19 nene për të mundësuar kështu ndjekje efektive të aktiviteteve kriminale që ndodhin në kontest të krimit të organizuar dhe të korrupsionit. Këto nene mbulojnë një sërë aktivitet etesh nga kontrabandimi e deri te mashtrimi dhe prodhimi i produkteve të dëmshme, si dhe përcaktimi me vepra penale të korrupsionit, keqpërdorimit të pozitës apo të autoritetit zyrtar, marrjen dhe dhënien e ryshfetit, mashtrimi në detyrë e tjerë, duke I dhënë një përgjigje të fuqishme kërkesave për parandalim të veprave korruptive në nivel të ushtrimit të detyrës zyrtare”, ka thënë Tahiri.

Ai ndër të tjera ka thënë se përshkrimet kanë rritur afatet për këto vepra të korrupsionit, duke ofruar kështu një avancim dhe vendosmëri për të ofruar zgjidhje për këto probleme që kanë qenë shpesh herë subjekt i kritikës.

Gjatë shqyrtimit të parë të Projektkodit Penal, kryetarja e Komisionit Albulena Haxhiu ka shfaqur mos besimin e saj se edhe me këtë Kod Penal nuk do të parandalohet krimi dhe korrupsioni, pa e pasur edhe ligjin Antimafia.

Haxhiu: Kodi Penal nuk e parandalon korrupsionin dhe krimin e organizuar

“Mendoj se edhe nëse hyn në fuqi, e besoj se do të hyjë, sërish do të përballemi me krim të organizuar dhe korrupsion, për shkak se pa e pasur Kosova ligjin Antimafia, pra ligjin për konfiskimin e pasurisë së pa ligjshme, ne nuk do të mund të bëjmë veprime konkrete ose nuk do të mund të dukemi si shtet që po e lufton krimin e organizuar dhe korrupsionit”, theksoi Haxhiu.   

Hajdar Beqa anëtar i Komisionit duke vlerësuar si pozitive parashkrimin e veprave, i cili ka kërkuar një dinamikë më të madhe për zgjidhjen e lëndëve nga gjykatat.

Anëtari i Komisionit nga Nisma  Bilall Sherifi, dhe Korab Sejdiu pohuan se këto ndryshime penale me mbi 400 nene janë shumë që të procedohen për një kohë kaq të shkurtër kohore, deri në fund të muajt qershor.

Sami Kurteshi nga Vetëvendosje tha se  mungon një analizë e brendshme e krejt tekstit,  në aspektin gjuhësor. Ai propozoi që të rishikohet me shumë kujdes ky Projektkod.

****

Komisioni për Legjislacion ka miratuar në parim Projektkodin Penal të Kosovës, i cili para anëtarëve të këtij komisioni e ka prezantuar ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri.

Tahiri tha  se ky Projektkod është në harmoni me standardet dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian, dhe kanë qenë tri parime themelore për të krijuar këtë Kod Penal. 

Ai tha se më këtë dokument po i japin Kosovës një fuqizim për luftimin e krimit dhe korrupsionit.

“Në rastin konkret, ky projektkod mbulon dënimet që ndërlidhen me korrupsion për luftuar dhe parandaluar korrupsionin, si dhe krimin e organizuar. Ky Kod përveç që përmbush kërkesat e BE, është edhe kriter për liberalizimin e vizave”, theksoi Tahiri.  Sipas tij, ky projketkod duhet të bëhet në kohën më të shpejtë, deri në fund të qershorit. Ai tha se është e nevojshme ndoshta krijimi i një Gjykate Speciale, për lëndë të cilat dalin nga Prokuroria Speciale.

Gjatë shqyrtimit të parë të Projektkodit, kryetarja e Komisionit Albulena Haxhiu e ka pyetur ministrin Tahiri nëse ky projektkod është kusht për liberalizimin e  vizave.

“Edhe nëse hyn në fuqi Ky Projektkod prapë do të ketë korrupsion, sepse pa u bërë ligji Antimafia nuk ndalet krimi i organizuar”, ka thënë deputetja Haxhiu.  Hajdar Beqa anëtar i Komisionit duke vlerësuar si pozitive parashkrimin e veprave,  ka kërkuar një dinamikë më të madhe për zgjidhjen e lëndëve nga gjykatat. Anëtari i Komisionit nga Nisma  Bilall Sherifi tha se këto ndryshime janë shumë për një kohë kaq të shkurtër kohore.  Mirëpo, edhe Sherifi kërkojë të dijë nëse i njëjti është kusht për liberalizimin e vizave. Sami Kurteshi nga Vetëvendosje tha se  mungon një analizë e brendshme e krejt tekstit,  në aspektin gjuhësor. Ai propozoi që të rishikohet me shumë kujdes ky Projektkod.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat