Profesor, doktor, Binak Maxharraj, përmes një postimi në "Facebook", thotë se e përbashkëta e Xhavit Halitit dhe Gjergj Dedat është se askush nuk po ka guximin më iu bë asgjë.
“Të përbashkëtat e Xhavit Halitit dhe Gjergj Dedajt. Të dyve u ka shku gungulli mbi ujë që 18 vjet dhe askush nuk guxonë as cikë më ju bë”, shkruan Maxharraj.
Ai thotë se Haliti që 18 vjet është nënkryetar i parlamentit të Kosovës për meritat dhe rolin e tij që e luajti në kuzhinat e klanit të Rognerit në Tiranë, ndërsa për Dedajn thotë se që 18 vjet pa rreshtë është zëvendësministër për meritat së i duroi shuplakat që ia dha Hashim Thaçi.
Ja postimi i plotë i Binak Maxharrajt:
Të përbashkëtat e Xhavit Halitit dhe Gjergj Dedajt. Të dyve u ka shku gungulli mbi ujë që 18 vjet dhe askush nuk guxonë as cikë më ju ba sepse:
I pari , Xhavit Haliti që 18 vjet është nënkryetar i parlamentit të Kosovës për meritat dhe rolin e tij që e luajti në kuzhinat e klanit të Rognerit në Tiranë për prapaskenat e luftës, dhe i dyti, Gjergj Dedaj që 18 vjet është pa rreshtë është zëvendësministër për meritat se i duroi shuplakat që ia dha Hashim Thaçi gjatë luftës.