Akuzë penale kundër Zaev për shkak të emrit të ri të Maqedonisë

Maqedonia

Akuzë penale kundër Zaev për shkak të emrit të ri të Maqedonisë

Më: 21 maj 2018 Në ora: 12:47
Ilustrim

Partia e vogël jashtëparlamentare Levica ngriti akuzë penale kundër kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev për shkak të bisedimeve me Greqinë rreth emrit të ri.

Siç thuhet, akuza është ngritur pasi Zaev pranoi ndryshimin e emrit në Maqedoninë e Ilindenit.

Rasti kundër Zaev, sipas Levicës, do të zgjerohet edhe kundër shefit të diplomacisë Nikola Dimitrov për veprën penale bashkëngjitje dhe organizim, pasi angazhohet për zgjidhjen që Maqedonia të ndryshojë emrin kushtetues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat