Shantazh dhe sulm ndaj Agim Bahtirit – ka një paralajmërim

Aktuale

Shantazh dhe sulm ndaj Agim Bahtirit – ka një paralajmërim

Më: 21 maj 2018 Në ora: 21:29
Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri ka thënë se disa individ  dhe kompani që veprojnë në kuadër të Komunës së Mitrovicës, po bëjnë një ofensivë kundër Bahtirit duke e ‘implikuar’ atë dhe komunën në uzurpime dhe shkelje të ligjit.

Sipas të parit të Mitrovicës, këta individë kanë shkelur ligjin dhe rregulloret e vendimet komunale, për interesa të ngushta personale, por se gjithë këto veprime i kanë bërë të duken sikurse janë me leje të komunës.

Bahtiri ka thënë se këta individ po synojnë që ta kthejnë komunën në anarki dhe kaos.“Fatkeqësisht, ditëve të fundit, individë të pandërgjegjshëm dhe disa kompani të pa papërgjegjshme në Komunën tonë kanë ndërmarrë një ofensivë, që duket si e orkestruar dhe me dijeni të zyrtarëve të nivelit qendror për të shkelur ligjin dhe rregulloret e vendimet komunale, për interesa të tyre të ngushta personale dhe klanore, gjë që do ta rikthente në qytetin tonë anarkinë dhe kaosin që ekzistonte vite më parë.

Veprimet e tilla manifestohen me uzurpime dhe keqpërdorime të pronës publike, ndërtime pa leje dhe punë ilegale të fabrikave që seriozisht po e dëmtojnë ambientin dhe shëndetin e qytetarëve tonë, të cilat po shoqërohen me kërcënime dhe sulme fizike ndaj zyrtarëve komunal që po marrin masa ligjore për të mos lejuar këto aktivitete ilegale” ka shkruar Bahtiri në facebook.

Bahtiri  madje ka përmendur edhe shantazhe dhe sulme nga këta persona, por që ju ka thënë se ai dhe njerëzit që punojnë për të mirën e Mitrovicës nuk do ndalen nga shantazhet e as sulmet e tyre.

“Ju bëj me dije të gjithë këtyre keqbërësve se asnjë kërcënim, sulm apo shantazh, nuk do të na frikësoj dhe nuk do të na zmbraps nga përkushtimi i jonë për të zbatuar ligjin, sepse vetëm kështu Mitrovicën mund ta bëjmë qytet të dinjitetshëm dhe evropian, të stabilizuar në aspektin politik e të sigurisë dhe të zhvilluar ekonomikisht, me të cilin mund të jemi pafundësisht krenarë.” ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat