Konjufca: Molliqaj e ka taktikën e lodhtë – gjithmonë është marrë me “qisi kfinta”

Aktuale

Konjufca: Molliqaj e ka taktikën e lodhtë – gjithmonë është marrë me “qisi kfinta”

Më: 21 maj 2018 Në ora: 21:52
Dardan Molliqaj dhe Glauk Konjufca

Glauk Konjufca nga Vetëvendosje i ka përshkruar deklarimet e fundit të Dardan Molliqajt se ata janë mirë në pranueshmërinë e tyre ne popull si “taktikë e lodhtë”.

Konjufca në Zona B ka deklaruar se Molliqaj gjithmonë është marrë me gjëra të tillë.

“PSD-ja u frikësohet zgjedhjeve, pasi nuk është e përgatitur ende, por populli nuk ka shumë kohë të pres shumë. Ndërsa Vetëvendosja është e përgatitur për zgjedhje”.

“Kurse deklaratat e Molliqajt për përqindjen e VV-së janë projeksion dëshpërues për të krijuar në popull një gjendje psikologjike”.

“Taktika e Molliqajt është e dobët shumë si taktikë, shumë e lodhtë, por kjo është strategjia e tij, si të thuash ‘VV-ja doli 15 për qind, e ne tash jemi 10, dhe nuk jemi fort larg’. Molliqaj gjithmonë është marrë me ‘qisi kfinta’”, ka thënë Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat