Më 26 maj mbahet testi për gjyqtarë

Aktuale

Më 26 maj mbahet testi për gjyqtarë

Më: 22 maj 2018 Në ora: 11:06
Ilustrim

Komisioni për Rekrutim i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, përmes një njoftimi për media, bën të ditur se të shtunën, më 26 maj, nga ora 9 në hapësirat e Akademisë Policore në Vushtrri mbahet testi kualifikues për kandidatët, të cilët kanë aplikuar për pozitën e gjyqtarit në gjykatat themelore të Kosovës.

Me ketë rast Këshilli Gjyqësor i Kosovës gjegjësisht, Komisioni për rekrutimin, provimin, emërimin dhe riemërimin e gjyqtarëve, i njofton dhe në të njëjtën kohë fton organizatat joqeveritare (vendore e ndërkombëtare në Republikën e Kosovës) të cilat shprehin interes dhe në të njëjtën kohë monitorojnë punën e gjyqësorit në veçanti, se mund të dërgojnë përfaqësuesit e tyre për të vëzhguar mbarëvajtjen e këtij provimi.

Këshilli njëherësh u kërkon atyre që paraprakisht ta konfirmojnë pjesëmarrjen për akreditim jo më vonë se të enjten, më 24 maj, në orën 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat