EULEX vazhdon mbështetjen për institucionet e Kosovës

Aktuale

EULEX vazhdon mbështetjen për institucionet e Kosovës

Më: 22 maj 2018 Në ora: 13:41
Bejtush Gashi në takim me shefen e misionit të EULEX-it në Kosovë, Alexandra Papadopoulou

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti sot në takim njoftues shefen e misionit të EULEX-it në Kosovë, Alexandra Papadopoulou, me ç’rast u vlerësuar bashkëpunimi i mirë mes dy policive, asaj të Kosovës dhe EULEX-it, si dhe koordinimin dhe pjesëmarrjen e përbashkët në aksione policore.

Gashi kërkoi që bashkëpunimi i deritanishëm të intensifikohet edhe më tej, në përforcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, luftën kundër korrupsionit.

Ndërsa shefja e Misionit të EULEX-it vlerësoi  gatishmërinë e ministrit Gashi për bashkëpunim dhe theksoi që do të vazhdojë të përkrahë edhe në të ardhmen institucionet e Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat