Zyrtare: Shtyhet seanca e Kuvendit

Aktuale

Zyrtare: Shtyhet seanca e Kuvendit

Më: 22 maj 2018 Në ora: 14:44
Kuvendi

Seanca e Kuvendit e paraparë për ditën e nesërme është shtyrë për një datë të pacaktuar.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra për Informim e Kuvendit, duke mos treguar shkaqet e shtyrjes.

“Seanca plenare e Kuvendit, e paraparë për të mërkurën, më 23 maj 2018, shtyhet për një ditë tjetër. Për vazhdimin e saj do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftim.

Paraprakisht për këtë shtyerje kishte njoftuar Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, duke thënë se kuvendi është bërë jo funksional.

Për ditën e nesërme ka qenë e paraparë të vazhdohen punimet e seancës plenare me pikat e papërfunduara më 16, 17, 18, 20 dhe 26 prill, si dhe seancës me pikat e papërfunduara nga data 3 maj.

Ndër pikat e rendit të ditës kanë figuruar tri interpelanca për kryeministrin Ramush Haradinaj, e po ashtu edhe propozimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për shkarkimin e nënkryetares së Kuvendit,  Aida Dërguti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat