Murati: Kuvendi jofunksional, nuk ka vullnet për një gjë të tillë

Aktuale

Murati: Kuvendi jofunksional, nuk ka vullnet për një gjë të tillë

Nga: G.B Më: 22 maj 2018 Në ora: 15:58
Kuvendi i Kosovës

Hulumtuesi nga KDI, Artan Murati, ka komentuar shtyrjen e seancës së Kuvendit, duke thënë se Kuvendi nuk po del nga qorrsokaku, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Kuvendi është jofunksional dhe nuk po ka vullnet që funksionojë.

Postimi i tij i plotë:

Kuvendi nuk po del nga qorrsokaku. Seanca që parashihej të mbahej nesër, u shty. Kjo dukuri është kthyer në rutine tanimë, rutinë që seriozisht po dëmton shtetin e Kosovës.

Po, Kuvendi është jofunksional. Jo, subjektet politike nuk po dinë ta funksionalizojnë. Madje, nuk po kanë as vullnet për një gjë të tillë. Po flitet qe sa kohë për konsensus politik e agjendë shtetërore, e platforma për dialogun me Serbinë, ndër shumë cështje tjera, as që po i vie rradha të diskutohet. U bë serial turko-latin më: drame e komedi, me asgje te vertete brenda. Përvec sjelljeve joparlamentare. Këtë po e bëjnë më së miri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat