Vuçiqi grindet me ministrin e vet për Kosovën

Aktuale

Vuçiqi grindet me ministrin e vet për Kosovën

Më: 22 maj 2018 Në ora: 16:10
Aleksandar Vulin

"Nuk mundet dëshira e ndonjë politikani në Serbi ta ndryshojë politikën tonë".

“Politika e Serbisë është rruga e saj evropiane dhe ruajtja e miqësisë me Rusinë dhe Kinën. Gjithë kjo nuk mund të ndryshohet me dëshirën e cilitdo politikan në Serbi”, ka thënë Vuçiq duke u përgjigjur në pyetje se a do të mendohet Serbia për ndryshimin e politikës, ashtu siç ka sugjeruar ministri serb i mbrojtjes Aleksandar Vulin.

Më parë Vulini duke komentuar deklaratën e shefit të delegacionit të BE Sam Farbricio se Kosova është pengesë në rrugën e Serbisë kah BE, ka thënë se nëse Kosova është kushti kryesor, atëherë duhet të mendohet për ndryshimin e politikës së jashtme të Serbisë, shkruan gazeta serbe Blic.

“Deklarata e Sam Fabricio, ishte precize dhe e saktë. Çfarë ai nuk ka thënë saktë? Kosova është pengesë në rrugën tonë kah Evropa. Kjo është më se e vërtetë. Unë nuk shoh asgjë kontestuese në atë se çfarë ai ka thënë”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka thënë se për një muaj duhet të arrijë nga Komisioni i Venecias,  ose miratim ose të na thonë se çfarë duhet bërë, kur është fjala për ndryshimet kushtetuese,

“Por, problemi nuk është zgjidhur, sepse nuk e kemi zgjidhur problemin e nyjës së Kosovës”, ka shpjeguar kryetari serb.

Siç pretendon, nuk ka asnjë frikë se do të ndryshojë politika e jashtme të Serbisë.

“Për ta ndryshuar politikën, duhet të më ndërroni mua, dhe shumicën në Kuvend të Serbisë. Kam shumë eksperiencë, kam menduar gjatë… Ata të cilët mendojnë se është e mundur ta udhëheqim politikën jashtë rrugës evropiane, duhet të më sqarojnë se si do t’i kemi 3,5 miliardë investime të huaja vitin e ardhshëm nëse nuk jemi në rrugën evropiane. Për gjithë atë që populli nuk është i kënaqur, vjen në adresën time. Kur është kështu, atëherë mos kërkoni ta ndryshojmë politikën”, ka thënë  Vuçiq.

Ai gjithashtu ka përmendur se periudha prej 2018 – 2020 do të jetë “periudhë e artë për Serbinë” me kusht që ta përmbushin këtë kusht dhe ta ruajnë paqen dhe stabilitietin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat