“Dje u bëmë gaz me gaz, e sot po bëhemi gaz i botës”

Aktuale

“Dje u bëmë gaz me gaz, e sot po bëhemi gaz i botës”

Nga: N.H Më: 23 maj 2018 Në ora: 13:22
Pamje nga Kuvendi i Kosovës

Opozita ka marrë kritika për kërkesat e tyre për debate parlamentare për katër tema të ndryshme për të cilat vlerësohet se nuk do të ketë asnjë rezultat. Kjo kritikë erdhi nga deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, i cili këtë situatë e konsideron të dhimbshme në Kuvendin.

Ai thotë se është dhimbshme që Parlamenti nuk mundi t’i votojë gjyqtarët e ri të Gjykatës Kushtetuese, duke bërë kështu që të rrezikohet funksionimi i kësaj Gjykate, përcjell "Bota sot".

Sipas tij, ngjashëm po ndodh edhe me shumë borde. “Nuk janë votuar edhe plot borde e komisione nga të cilat do të varej funksionimi normal i Shtetit e i mekanizmave të tij!”, ka shtuar ai.

Nitaj ka thënë se debatet që po i kërkon opozita nuk do të ketë rezultat.

Ja postimi i plotë:

E dhimbshme që Parlamenti nuk mundi t’i votojë gjyqtarët e ri të Gjykatës Kushtetuese, duke bërë kështu që të rrezikohet funksionimi i kësaj Gjykate!

Nuk janë votuar edhe plot borde e komisione nga të cilat do të varej funksonimi normal i Shtetit e i mekanizmave të tij!

Në vend të kësaj janë kërkuar katër debate për tema të ndryshme, rezultati i të cilave edhe pas përfundimit do të jetë “nul”!

Nëse opozita e djeshme e kishte bërë Kuvendin e Kosovës “gaz me gaz”, kjo e sotmja po e bën gazin e botës me debate e interpelanca që jo rrallë nuk janë as në mandatin e tij.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat